Shqip | English
KRYEFAQJA VERË E KUQE VERË E BARDHË VERË ROZE KONTAKT
KRYEFAQJA
Luxury
Fjala jonë për miqtë e verës!

Vera është hobi dhe pasioni ynë. Verën e vlerësojmë art. Qëllimi ynë, në botën e pakufishme të verës, është t’ua ofrojmë adhuruesve të saj, bukuritë e këtij arti. E zgjodhëm me kujdes dhe me dashuri vetëm një pjesëz të kësaj bote të pakufishme të verës.

Vera jonë jo vetëm që përzgjidhet aty ku prodhohet, por vizitohen vreshtat, hardhitë, rrushi, kapacitetet dhe mënyra e prodhimit. Në këtë mënyrë përpiqemi ta dallojmë personalitetin e çdo vere, që ua ofrojmë klientëve tanë.

Kriteret tona të përzgjedhjes së verës, përveç cilësisë, janë të gjenden prodhues të vegjël, ambiciozë dhe risimtarë, që prodhojnë verë të cilësisë së lartë.

Shija e verës është çështje personale, prandaj klientëve u ofrojmë verë llojesh të shumta, nga hardhi dhe vreshta, nga vende dhe territore të ndryshme. Me këtë synojmë t'u ofrojmë adhuruesve të verës laramani kulturash për të dhe mjete të përdorimit të saj.

Është kënaqësi e veçantë për ne të shijojmë verën së bashku dhe të ndajmë njohuritë rreth saj me miqtë e verës.

Mirësevini!