

Pinot Gris Grand Cru Frankenstein
| Viti i vjeljes: | 2005 |
| Llojet e rrushit: | Pinot Gris 100%. |
| Alkool: | 13 %. |
| Sasia e sheqerit: | 29.10 gr/l. |
| Vendi: | Dambach la Ville – Alsace, France. |
| Stinimi: | Është ruajtur rreth 6 muaj në fuçi druri, dhe 3 muaj në shishe. |
| Ngjyra: | Verë e bardhë, e kthjellët, me të verdhë të theksuar me nuanca të së kuqes, me kohë bëhet më e kuqërremtë. |
| Aroma: | Verë shumë aromatike me nuanca elegante të pjeshkës dhe të gëmushës, në qiellzë hetohet kompleksiteti me shije tymi dhe të frutave. |
| Shija: | Verë e plotë dhe e pasur me një përcjellje të gjatë dhe me një sensacion të befasishëm freskie. |
| Vjetërsia potenciale: | Mund të ruhet së paku 10 vjet në vend të errët e të freskët 14 – 15°C. Verë që ja vlen të ruhet. |
| Ushqimi ideal: | Shkon jashtëzakonisht mirë me pashtetë patash e shpezësh shtëpiake (Foie Gras), me ushqim ekzotik, si një aperitiv ose edhe me desert frutash, si dardha dhe me sallatë frutash të freskëta. |
| Shërbimi: | Në temperaturë 8-9°C. |
| Çmimi/Shishe: | 16.00 € |
