Shqip | English
KRYEFAQJA VERË E KUQE VERË E BARDHË VERË ROZE KONTAKT
Vere E Kuqe
Luxury
               
Recioto Della Valpolicela Classico DOC

Viti i vjeljes:   2006
Llojet e rrushit:   Corvina Veronese 70%, Corvinone 15%, Rondinella 15%.
Alkool:   12.15%; sasia e sheqerit të mbetur 140 g/l
Vendi:   Negrar,  Valpolicella Classico.
Vjelja:   Me dorë, zakonisht në 10 ditët e para të muajit Tetor.
Stinimi:   Një përzgjedhje e kalaveshëve (veshul) të plotë më të mirë vilen në fillim të tetorit, vendosen në kuti druri ose shtrojë kashte (hasër) për t´u tharë për 120 ditë.  Ky proces i tharjes “appassimento” e rrudh kokrrën e rrushit dhe kështu e koncentron sheqerin, ngjyrën, aromën dhe shijen. Rrushi i tharë lirohet nga kërcelli dhe shtrydhet në mes të muajit shkurt. Fermentimi malolaktik kompletohet.
Stabilizimi:   Vera  shtrydhet, kullohet dhe filtrohet pak për të arritur një ëmbëlsi të balancuar natyrale.
Ngjyra:   E kuqe rubini.
Aroma:   Me aromë intenzive frutash, një buqetë jashtëzakonisht e erëme.
Shija:   Verë e kuqe e ëmbël, me trup të plotë dhe të pasur, me shije të  çokolatës së zezë dhe të fruteve të zeza të mbështetura nga taninë të butë si kadife të strukturuar mirë.
Vjetërsia potenciale:   Mund të ruhet deri 12-15 vjet në vend të errët e të freskët 14 – 15°C
Ushqimi ideal:   Tradicionalisht shërbehet me ëmbëlsira dhe gurabie tradicionale, por edhe me çokolatë të zezë dhe me djathëra të buta ngjyrë gurkali.
Shërbimi:   Pak e ftohtë, rreth 16°C, në gota deserti.
Çmimi/Shishe:  
23.50 €